>Xhemi Shehu nuse shpie

>

Eshte padyshim një ndër femrat më të bukura të ekranit. Me sharmin dhe elegancën e saj, i ka dhënë më shumë jetë programit “ E diell”, pavarësisht se së fundmi koleget simpatike i
janë shtuar në numër.


Fjala është për prezantuesen Xhemi Shehu, e cila ndonëse është nuse e ditëve të sotme, nuk lë për asnjë moment mënjanë punët e shtëpisë. Fakti që është moderne, nuk ia kushtëzon kënaqësinë që i jep pastrimi i shtëpisë. 

Siç shihet qartë edhe në këtë foto Xhemi është duke pastruar oborrin e shtëpizës së saj, e cila më shumë se sa një shtëpi e mirëfilltë banimi, duket si një strehëz pushimi. Me fshesën në dorë, Xhemi provon më së miri se ajo di të jetë edhe nuse zakoni. 


Bukuroshja e televizionit aktualisht është në muajin e katërt të shtatzënisë… Kështu që dhe për pak muaj do të vijë në jetë bebushi i saj për të cilin jemi të bindur se do të jetë shumë i bukur./bw/iv

Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Xhemi Shehu nuse shpie Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: