>Seks, drogë dhe dhunë në videospotin e Pink-ut (VIDEO)

>

Këngëtarja Pink ka xhiruar videospotin për këngën e saj të re “Fuckin’ Perfect”, të cilin është dashur ta lëshojë në version të censuruar, sepse disa televizione nuk kanë dashur ta emetojnë.

Videospoti fillon me akt seksual dhe pastaj kthehet në fëmijërinë e dhe rininë e kësaj femre. Tregon personin i cili ka çrregullim në të ngrënë, kohë pas kohe drogohet dhe prenë veten me

zhiletë.

Kjo ka nxitur reagime të ashpra të opinionit dhe zyrtarëve të cilët merren me censurimin e video-materialeve televizive, duke bërë edhe censurimin e tij.

Pink e mbron video-spotin

Mirëpo, edhe pse shikuesit janë të shikuar me këto skena, Pink ka refuzuar ta censurojë atë, për të cilin thotë se ka porosi shumë të fuqishme për vajzat e reja, duke ju treguar se në çfarë tmerri do të gjenden nëse lëshohen në çrregullimet në të ngrënë, drogimit dhe të ngjashme.

“Jam e sigurt se videoja më e re për këngën time ‘F**kin’ Perfect’ do të jetë pak a shumë e ngjashme me videospotet e mia të kaluara, çka nënkupton se do të ngrehin paksa pluhur. Dua që arti të më bëj të mendoj. Për të ndodhur kjo, duhet të më xhindos apo të më bëj të parehatshme.

Kjo promovon vetëdije dhe ndryshim, apo së paku një diskutim. Ky është qëllimi im”, ka thënë Pink. “Prerjet dhe vetëvrasjet, dy simptoma plotësisht të ndryshme të të njëjtin problem, po rriten vazhdimisht. Shumë prej nesh kemi parë vajza të reja në fillim të karrierës që tregojnë shenjat e tyre të prerjes në qilimin e kuq, zakonisht para se të futen në klinika rehabilitimi.

Është një problem dhe diçka për të cilën duhet të diskutojmë. Ne mund të zgjedhim ta injorojmë problemin, apo edhe videospotin, por nuk do ta largoj problemin. Dua që të gjithë të jenë të vetëdijshëm”, ka përfunduar ajo.



Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Seks, drogë dhe dhunë në videospotin e Pink-ut (VIDEO) Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: