>Lista Ibrahim Rugova gati të largohet nga AAK

>

Përfaqësuesit e Listës “Ibrahim Rugova” të prirur nga udhëheqësi Ukë Rugova që është i vetmi deputet që ka fituar në
zgjedhjet e 12 dhjetorit do të largohet nga koalicioni me AAK-në.

Ky paralajmërim është dhënë nga përfaqësuesi i kësaj liste, Bujar Bukoshi, i cili nënvizoi për “Kosova Sot” se se është vetëm çështje ditësh dhe pritje e një ftese formale nga LDK-ja, që deputeti i kësaj liste, Ukë Rugova, së bashku me mbështetësi e tij përfundimisht të shkojnë në LDK.

“Lista është aty ku duhet, në vendin e vetë. Ne vazhdimisht e kemi thënë që praktikisht lista është vetë LDK-ja, dhe tash është vetëm çështje se si do të kthehen të gjitha ato forca qe janë progresive dhe konstruktive që të konsolidohet fuqishëm LDK-ja”, ka thënë Bukoshi, transmeton indeksonline./ina

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet Mbyllur te >Lista Ibrahim Rugova gati të largohet nga AAK
Këtë e pëlqejnë %d blogues: