>Arrestohet demonstruesi qe kishte pistoletë në Tiranë

>

Gjin Pjetër Ndreu, 34 vjeç, banues në Shkodër, është personi i zbuluar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, si njëri nga demonstruesit i cili gjendej me pistoletë në brendësi të turmës së dhunshme.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Saimir Muçaj konfirmoi emrin e të arrestuarit duke theksuar se ai ishte gjendur me armë zjarri të tipit pistoletë në turmë, transmeton agjencia e lajmeve NOA.
Muçaj publikoi dhe pamjet filmike që tha se provonin se Gjin Ndreu ishte me armë në demonstratë.
Policia gjithashtu sot publikoi edhe listën e plotë e 113 personave të arrestuar në kushtet e flagrancës, me akuzat për konsumim të veprave penale të “Kundërshtimit të punonjësve të policisë së rendit” si dhe “Shkatërrim të pronës”.
“Arrestimi i këtyre shtetasve, u realizua sepse dje rreth orës 17.00’, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë zhvillimit të demonstratës kanë kundërshtuar me dhunë e goditur punonjësit e policisë si dhe kanë shkatërruar e djegur një sërë automjetesh të parkuara aty pranë”, deklaroi zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, Alma Katragjini.
Gjatë demonstratës së djeshme, tre persona kanë gjetur vdekjen ndërkohë që janë plagosur 42 punonjës policie, të cilët janë dërguar në Spitalin Qendror Ushtarak dhe në Spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, si dhe 65 punonjës të tjerë policie që janë lënduar, kanë marrë trajtim mjekësor në terren.
Për hetimin e të gjitha shkeljeve ligjore në këtë demonstratë, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është ngritur një grup i posaçëm Prokurorësh, në përbërje të të cilit janë edhe ekspertë kriminalist, mjeko ligjorë, Oficerë të Krimeve të Rënda, me qëllim zbardhjen tërësisht të rrethanave të vrasjes së tre shtetasve pjesëmarrës në demonstratë si dhe kryerjen apo delegimin e të gjithave veprimeve proçeduriale/ina

Postuar te RAJONI. Komentet Mbyllur te >Arrestohet demonstruesi qe kishte pistoletë në Tiranë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: