>Algeni i thotë Elisës, “Kam shumë për të thënë”

>

Algeni dhe Elisa qëndrojnë në sallon duke biseduar e duke u përkëdhelur. Algeni kujdeset për të e i thotë të mos flerë në sallon sepse do të ngrihet me dhimbje trupi më vonë. Elisa i shikon dorën
Algenit e i thotë se vijën e dashurisë e ka shumë të theksuar, ndërsa ajo është më me fat se ai. 


Algeni i thotë Elisës se do ti presë flokët të shkurtra fare dhe pyet Elisën se si do ti bëjë ajo, por Elisa nuk i jep përgjigje. 

Elisa e pyet Algenin se çfarë ndjen, por ai tregon se ka shumë për t’i thënë por nuk do t’ia tregojë në atë moment.


Më pas Elisa largohet, pasi është rradha e grupit të dytë që të shkojnë tek parukjerja për tu rregulluar. 

Ndërkohë disa nga banorët ndodhen ende në dhomën e parukjerëve, duke u kujdesur për look-un e tyre dhe duke bërë shaka me njëri-tjetrin se si do të performojnë gjatë spektaklit. Klaudja shprehet se vajzat e tjera nuk do të vonohen shumë me rregullimin e flokëve, dhe fjalën e ka për Mirjetën, Nedën dhe Alkenën. 

Advertisements
Postuar te Big Brother. Komentet te >Algeni i thotë Elisës, “Kam shumë për të thënë” Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: