>Federer kalon lehtësisht raundin e tretë

>

Kampioni në fuqi i Australian Open, Roger Federer, kaloi pa shumë vështirësi në raundin e katërt të turneut, duke mposhtur në
tre sete rivalin Xabier Malisse (6-3, 6-3, 6-1).

Zvicerani u rikthye në formën e tij të mirë, pasi vuajti dukshëm në raundin e mëparshëm dhe u kualifikua vetëm në setin e pestë, përballë francezit Gilles Simon.

Shërbimi i shkëlqyer luajti një rol të rëndësishëm në këtë fitore, ndërsa Roger nuk humbi asnjë gejm në rastet kur ai shërbeu topin.

Numri dy në botë do të luajë në të tetat e finales përballë spanjollit Tommy Robrero, i cili mposhti ukrainasin Sergey Stakhovsky në katër sete (5-7, 6-2, 6-4, 6-2). Dy tenistët janë përballur nëntë herë dhe në çdo rast ka fituar Federer-i./tch

Advertisements
Postuar te SPORT. Komentet te >Federer kalon lehtësisht raundin e tretë Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: