>AAK reagon për ngjarjet në Tiranë

>

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është duke ndjekur me shqetësim dhe është e brengosur për situatën politike të krijuar në Shqipëri. AAK i bënë thirrje

vëllazërore të gjithë popullit shqiptar për qetësi dhe maturi!

“Duke bashkë-ndjerë me situatën me vëllezërit tonë shqiptar, si Aleancë dhe si Kosovë gjithmonë kemi gjetur mirëkuptimin për zhvillimet në Shqipëri, andaj edhe kësaj radhe në rrethana sfiduese që po kalon Shqipëria, bëjmë thirrje që të gjendet hapësira që kjo situatë të tejkalohet me maturi”.
“Ne kemi besim se lidershipi shqiptar do të gjejë rrugën më të mirë të mundshme që ta tejkalojë këtë sfidë në interes të Kombit dhe Shtetit Shqiptar”, thuhet në deklaratën e AAK-së./topLajm
Postuar te KOSOVË, RAJONI. Komentet Mbyllur te >AAK reagon për ngjarjet në Tiranë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: