>Shkëmbim Ramos-Evra?

>

Ende nuk ka përfunduar merkato e janarit dhe që tani mediat sportive kanë filluar të parashikojnë se çfarë do të ndodhë në merkaton e qershorit.

Një nga lëvizjet më të bujshme pritet të jetë shkëmbimi kokë më kokë i Sergio Ramos (Real Madrid) me Patrice Evra (Manchester United).

Pas publikimit të lajmit nga “La Gazzetta dello Sport” se Sergio Ramos do të largohet nga Real Madrid për shkak të “përplasjeve” me Cristiano Ronaldon, siti ‘caughtoffside’ publikon se jo vetëm ekipi i Sir Alex Ferguson interesohet për mbrojtësin e djathtë madrilen, por edhe Arsenal mund të ofrojë rreth 30 milionë euro për Sergio Ramos.

Nga ana e tij, tabloidi anglez ‘The Telegraph’ publikon se United po kërkon një zëvendësues për Evra dhe ky është mbrojtësi i majtë  Benfica, Fabio Coentrao./topLajm

Advertisements
Postuar te SPORT. Komentet te >Shkëmbim Ramos-Evra? Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: