>Femrat duan tiparet mashkullore

>

Është më mirë nëse mashkulli e ka mjekrën pak të paruajtur, gjithashtu, ai duhet të jetë i gatshëm 365 ditë në vit për marrëdhënie intime.
Këto mesa duket janë kriteret më të fundit që sipas dy librave të botuar në Amerikë dhe një sondazhi të bërë nga klubi për beqareshat, “Eliana Monti” me mbi 2 mijë femra të moshave nga 18-34 vjeç.

Mes femrave italiane, milanezet janë ato që dëshirojnë të kenë marrëdhënie seksuale në vende të pazakonta si trenat, plazhet e kinematë, por edhe më të “çmendura” janë femrat që jetojnë në Napoli, Palermo dhe Romë. Për sa i përket shtratit, është i suksesshëm burri që krijon situata aventureske, joshëse, të befasishme. Gjithmonë sipas studimit të realizuar nga “Eliana Monti”, një ndër 10 italiane parapëlqejnë burrat që vijnë me tipare më tepër mashkullore, si pak mjekër dhe ashpërsi./yp

Advertisements
Postuar te Seks dhe Dashuri, Show-Biz. Komentet te >Femrat duan tiparet mashkullore Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: