>Divorci rrit trefish vetvrasjet tek fëmijët

>

Fëmijët me prindër të ndarë janë më të ekspozuar ndaj vetvrasjeve, ishte përfundimi i një studimi shkencor, të publikuar sot në faqet e së përditshmes britanike “Daily Mail”.

Studimi, gjithashtu provoi faktin se meshkujt e përjetojnë shumë më keq emocionalisht ndarjen e prindërve. Kërkuesit kanadezë zhvilluan një anketë me më shumë se 6 mijë burra dhe gra, të cilët përjetuan në fëmijërinë e tyre ndarjen e prindërve.

Në të dhënat e krahasuara me ato të njerëzve me prindër të padivorcuar, u arrit në përfundimin se ata që kanë parë prindërit të ndahen, janë tre herë më të ekspozuar ndaj mendimeve serioze, tentativave apo kryerjes së vetvrasjes.

Shpesh herë, tek meshkujt, divorci i prindërve është shoqëruar me rënie në varësinë e drogës, papunësi apo shfaqje të dhunës, elementë që të gjithë kontribuojnë në rënien në depresion dhe rritjen e mundësive për vetvrasje./tch

Advertisements
Postuar te Kuriozitet, Studim. Komentet te >Divorci rrit trefish vetvrasjet tek fëmijët Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: