>Nënat gjidhënëse kërkojnë zgjidhje në Facebook

>

Me siguri që keni parë se si rrjetet sociale janë përdorur për punë të dobishme dhe qëllime biznesi. Por diçka të tillë as nuk e keni parë dhe dëgjuar. Nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me gji kërkojnë zgjidhje në Facebook.
Sipas lajmit të “Time” gruaja e quajtur, Shell Walker, ka krijuar një faqe të titulluar “Eats on feets” e cila ka për qëllim bashkimin e nënave që nuk kanë qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer fëmijët, me ato të cilat kanë me shumicë. Me ndihmën e kësaj faqeje veçanërisht nënat e fëmijëve djem të porsalindur, të cilat nuk kanë qumësht të mjaftueshëm nëpërmjet Facebook-ut lidhen me nënat që kanë shumë qumësht.  

Kjo praktikë, e cila në fillim dukej si një metodë vendase më pas mori përmasa globale.  E përhapur në 98 grupe vendase, brenda një jave kjo praktikë ka filluar të përdoret jo vetëm në  50 qytete të SHBA-së por edhe në 22 shtete të tjera.

Disa nëna preferojnë të nisin qumështin me kavanoza ndërsa të tjera preferojnë ta ushqejnë direkt. 

Shkaku i suksesit të kësaj praktike është shtrenjtimi i bankave të qumështit (100 dollarë për një ditë qumësht) dhe pasterizimi i këtij qumështi. Edhe OBSH-ja sugjeron qumështin e papërpunuar në rastet kur fëmijës nuk i mjafton qumështi. Dhe kjo ndikon në rritjen e kërkesës ndaj një praktike të vjetër që është kërkimi i nënave gjidhënëse. 

Rrjeti ”Eats on Feets” paralajmëron nënat rreth masave që duhen marrë dhe rreziqeve. Një nga masat parandaluese është zierja e qumështit para përdorimit. Sipas studimit të bërë nga Universiteti i Kalifornisë, ngrohja e qumështit në këtë mënyrë zhduk bakteret dhe virusin HIV.

Koha do të tregojë sesa e suksesshme do të jetë kjo praktikë me gjithë avantazhet dhe disavantazhet që sjell.

Postuar te Kuriozitet. Komentet Mbyllur te >Nënat gjidhënëse kërkojnë zgjidhje në Facebook
Këtë e pëlqejnë %d blogues: