>Shikojeni çfarë bukuroshe ka humbur futbollisti Ronaldo

>

Modelja Braziliane 27 vjeçare Raica Oliveira ish e dashura e yllit të futbollit Brazilian Ronaldo ka xhiruar editorial seksi me veshje të
brendshme për markën Ultimo dhe ka dëshmuar edhe njëherë se ka trup dhe pamje të mirë. 



Kjo bukuroshe me gjashtë tatuazhe në trup flet anglishten,portugalishten,frengjishten,spanjollishten dhe italishten. Është vegjetariane dhe i pëlqejnë kafshët , respektivisht qentë dhe ka tetë qen. Ndërkaq përveç karrierës si fotomodele ajo dëshiron të studjoj filizofinë.

Sa i përket karrierës si modele ajo e ka ëndërruar që kur ka qenë në moshën 10 vjeçare.Duke iu falemnderuar agjentit të modës,menaxherit,Sergio Mattos ajo futet në ujrat e manekenizmit dhe vazhdon me sukses këtë rrugë.

Pikërisht ky menaxher ka zbuluar dhe ka futur në rrugën e manekenizmit edhe modelen tashmë të njohur Gisele Bundchen.
Në vitin 1999 Raica Oliveira u gjend në mesin e 30.000 kandidateve të paraqitura në Elite Model Look dhe aty doli fituese.

Në përzgjedhjen botërore në Francë ajo merr vendin e dytë dhe kështu me këtë çmim ajo veç futet në rjedhat ndërkombëtare të modës.

Dior, Dolce & Gabbana, Yves Saint Laurent, Vogue, Chanel, Lancome, Victoria’s Secret, Pepe Jeans, Sports Illustrated, JLO, H&M, Elle, Marie Claire, TNG, Ann Taylor dhe XOXO etj, janë disa nga markat e njohura botërore dhe magazinat e modës ku ajo ka bashkëpunuar.

Tashmë është bërë fytyrë e njohur e Ultimo që nga viti I kaluar kur erdhi dhe zuri vendin e modeles Kelly Brook.





Postuar te Show-Biz. Komentet Mbyllur te >Shikojeni çfarë bukuroshe ka humbur futbollisti Ronaldo
Këtë e pëlqejnë %d blogues: