>Kushti i AAK-së, Blerim Shala kryeministër

>

Blerim Shala, nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, siç merret vesh nga një burim brenda kësaj partie, ka thënë se

lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pro koalicionit me PDK-në për formimin e Qeverisë së pritshme. Mirëpo, për këtë koalicion Haradinaj ka paraparë disa kushte.

Haradinaj me çdo kusht e kërkon postin e kryeministrit për vet Shalën e jo presidencën, siç është folur deri tash, raporton Koha.
Sipas këtyre burimeve, Haradinaj e ka vënë këtë kusht, për shkak të paqartësisë rreth kohëzgjatjes së qëndrimit të tij në Hagë dhe shqetësimit për fatin e partisë, nëse ai vazhdon të mbetet për më gjatë atje.
Nëse Shala merr postin e presidentit, që nënkupton automatikisht heqjen dorë nga funksionet partiake, atëherë, kjo konsiderohet humbje për partinë e Haradinajt. Kurse po t’i takonte kryeministria AAK-së, dhe po të bëhej Shala kryeministër, ai do të ushtronte edhe më tutje funksionin e nënkryetarit të parë të partisë, që do të thotë funksionin e kreut të saj në mungesë të liderit Haradinaj.
Sipas këtyre burimeve, nëse është për t’u besuar plotësisht fjalëve të Shalës, Haradinaj edhe më tutje ka besim të madh tek ai dhe në mungesë të tij, atë e parasheh si zëvendësues të denjë./indeksonline
Advertisements
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Kushti i AAK-së, Blerim Shala kryeministër Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: