>BE-ja Serbisë: Thuaj TUNG Kosovës

>

Bashkimi Evropian deri më sot asnjëherë nuk ka arritur që ta kushtëzoj Beogradin që të zgjedhë mes Kosovës apo

integrimit në BE. Kjo ka ndodhur për shkak se 5 vendet e BE-së ende nuk e kanë njohur pavarësinë, dhe për një gjë të tillë nevojitet qëndrim i përbashkët i të gjitha 27-të vendeve anëtare të BE-së.

Mirëpo rrethanat do të mund të ndryshojnë nëse sot Parlamenti Evropian miraton një rezolutë për integrimin e Serbisë në BE, në të cilën potencohet qe në bisedimet Prishtinë-Beograd nuk duhet të bisedohet më për statusin.
Rezoluta është përgatitur nga Jelko Kacin, ndërsa në të bëhet thirrje për nisjen e bisedimeve të shpejta mes Prishtinës dhe Beogradit, por në asnjë mundësi nuk mund të bisedohet më për statusin, apo për ndarjen e Kosovës.
Nëse kjo rezolutë miratohet atëherë do të jetë hera e parë, që një institucion i BE-së, zyrtarisht kërkon nga Beogradi që të mos insistoj më në bisedimet për statusin dhe për ndarjen./indeksonline
Postuar te KOSOVË, POLITIKË, RAJONI. Komentet Mbyllur te >BE-ja Serbisë: Thuaj TUNG Kosovës
Këtë e pëlqejnë %d blogues: