>Schwarzenegger: Nëna mendonte se isha gay

>

Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, deklaroi se kur ishte adoleshent
nëna e tij mendonte se ishte homoseksual.

Kjo për faktin se aktori mbante në dhomë postera këngëtarësh dhe aktorësh.

“Nëna ime ishte shumë  e shqetësuar për këto foto të varura në mur. I tha mjekut të familjes që të fliste njëherë me mua”, tha Schwarzenegger për një revistë austriake.

Mjeku e qetësoi nënën e aktorit duke i thënë se edhe adoleshentë të tjerë i mbushnin dhomat me foto të ‘Beatles’.

Arnold bëri të ditur gjithashtu se po studion disa skenare dhe se do të rikthehet të interpretojë në filma me buxhet të vogël, por që do të arrijnë t’i japin kënaqësi si aktor.

Postuar te Show-Biz. Komentet Mbyllur te >Schwarzenegger: Nëna mendonte se isha gay
Këtë e pëlqejnë %d blogues: