>Nuk po shkoj askund, s’ka koalicion me PDK-në

>

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramdani, ka përjashtuar mundësin e largimit

 në rast se AAK lidh koalicion në nivel qendror me PDK-në.
Ramadani i ka thënë portali Indeksonline, se ai nuk ka kërcënuar partinë me largim në rast të një vendim për koalicion me PDK-në, nga ana e kryesisë së partisë.
“Nuk kam bërë një kërcënim të tillë tek organet e partisë, nuk është vërtet”, ka thënë Ramadani.
Ai përsëriti edhe njëherë së AAK nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje.
Sipas tij nuk do të ketë koalicion mes PDK-së dhe AAK-së.
Mediat sot kanë raportuar se Burim Ramadani dhe Blerim Kuqi kanë kërcënuar zyrtarët e lartë të partisë së do të largohen,  nëse marrin vendim që të hyjnë në koalicion me PDK-në./indeksonline

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet Mbyllur te >Nuk po shkoj askund, s’ka koalicion me PDK-në
Këtë e pëlqejnë %d blogues: