>PDK-ja jep një ministri për “rugovistët”

>

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi është duke e përgatitur ofertën për deputetët që thirren në frymën rugoviane, e që pranojnë të bëhen pjesë përbërëse e qeverisë së re.


Një nga zyrtarët e lartë të PDK-së, i cili ka pranuar ta bëjë publik këtë lajm, nuk e ka përjashtuar mundësinë që oferta për
ta të jetë hiç më pak se një ministri. Nuk ka treguar se për cilën ministri bëhet fjalë, por ka thënë se kjo gjë do të qartësohet tek pas arritjes së marrëveshjes për koalicion.


Ai ka njoftuar se bisedat individuale me deputetë të LDK-së dhe me drejtues të listës “Ibrahim Rugova” rreth mundësisë së krijimit të koalicionit qeverisës janë duke u zhvilluar në vazhdimësi, mirëpo rezultatet konkrete nga këto bisedime, sipas tij, mund të dalin tek pas përmbylljes së procesit të rivotimeve në Komunën e Mitrovicës.


“E vërteta është se aktualisht janë gjashtë deputetë të LDK-së dhe të Listës Rugova që nuk e kanë refuzuar hyrjen në qeveri”, ka theksuar zyrtari i PDK-së.
Ndonëse nuk ka pranuar të përmendë emra, së paku për njërin nga ta ka thënë se është femër, shkruan Koha Ditore.

Advertisements
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >PDK-ja jep një ministri për “rugovistët” Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: