>Shkenca shpjegon përse është tërbuar natyra

>

Ekspertët shpjeguan arsyet e mundshme të motit të çmendur të muajve të fundit, që ka shkaktuar rreshje dëbore të
paprecedente në hemisferën e veriut dhe përmbytje masive në atë të jugut.

Në rrjetin informative amerikan CNN, ekspertët më të mirë të SHBA-së, gjejnë vetëm dy shpjegime të mundshme për të shpjeguar se përse këto katastrofa zinxhir janë duke ndodhur.

Tony Barnston, drejtuesi i Institutit të Kërkimeve Klimaterike në Universitetin e Kolumbias fajësoi dy fenomenë, atë të quajtur La Nina dhe luhatjet në Atlantikun e Veriut.

La Nina nuk është asgjë tjetër përveçse një rënie e temperaturës në pjesën lindore dhe qëndrore tropikale në Opeanin Paqësor, një fenomen natyror i zakonshëm që ndodh herë pas here në këtë rajon.

Si rrjedhojë e La Nina-s, ka më pak rreshje gjatë një periudhe të caktuar kohore, duke lejuar grumbullimin e tyre dhe shkarkimin e mëpastajshëm me rreshje shumë të dëndura brenda një kohe të shkurtër. Fenomeni është shkaktari i përmbytjeve në të këqija në historinë e Australisë.

Fenomeni është bashkuar që prej nëntorit, me një fazë negative në oshilacionet e pjesës veriore të Oqeanit Atlantik, që përkthehet me një rënie të temperaturave në lindjen e SHBA-së dhe Europën Perëndimore.

Rreshjet rekord të dëborës shpjegohen me këtu luhatje, që gjithashtu sjellin ftohje të ujrave të Oqeanit. Si rrjedhojë, Europa dhe brigjet lindore amerikane mund të presin rreshje më të dëndura se zakonisht gjatë pranverës që do të vijojë./tch

Postuar te SHKENCË, Studim. Komentet Mbyllur te >Shkenca shpjegon përse është tërbuar natyra
Këtë e pëlqejnë %d blogues: