>Në vend që ta hajë, gjarpri shpëton bretkosën

>

Nga të gjitha fotot e mahnitshme por edhe te dhimbshme që këto ditë vijnë nga Australia e përmbytur, fotoja e bretkosës, e cila

“lëviz” mbi gjarpër, është perfundimisht më interesantja.

Armin Gerlach, i cili javën e kaluar vizitoi miqtë e tij në Queensland, ishte dëshmitar i kësaj ngjarje të pazakonshme, dhe të gjithë e fiksoi me aparat.
“Është e pabesueshme ajo që ndodhi, në vend që ta hajë bretkosën, gjarpri i lejoi që të lëvizë mbi të”, tha Gerlach, i cili pohon se ngjarje të ngjashme tashmë kanë ndodhur në sezonin e përmbytjeve, kur kafshët shpesh ndihmojnë njëra tjetrën gjatë fatkeqësive natyrore.
“Gjëra të tilla janë të zakonshme në zjarre apo përmbytje”, shtoi Gerlach. /indeksonline
Advertisements
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Në vend që ta hajë, gjarpri shpëton bretkosën Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: