>Indonezi, Blackberry bllokon adresat pornografike ne internet

>

Kompania Research In Motion, do të filtrojë përmbajtiet pornografike në Internet për përdoruesit e smartphone BlackBerry në Indonezi, pas presionit nga
qeveria për të kufizuar mundësinë e përdorimit të adresave pornografike. Në të kundërt Research in Motion do të përballet me mbylljen e shërbimit të saj. Kompania kanadeze është goditur nga kërkesa për hyrje në të dhënat e koduara nga një numër i madh shtetesh të shqetësuara për sigurinë dhe zakonet sociale, përfshirë këtu India, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Pajisja wireless e Blackberry është shumë popullore në Indonezi pasi i lejon përdoruesit e saj të hyjnë në Internet, të shkëmbejnë mesazhe, të shkruajnë e-maile dhe aktivitete të tjera të hapësirës kibernetike në një vend që ka një prezencë mjaft të ulët të internetit. Në Indonezi ndodhen rreth 2 milionë përdorues të BlackBerry. ‘Nëse me të vërtetë ka indikacione që tregojnë se këto gjëra negative do të prekin gjeneratën e re, vecanërisht pornografia, unë si prind mbështes fuqimisht bllokimin e këtyre faqeve të internetit,’ tha Lis Adianti, një përdorues i blackberry. Ministria e Komunikimit dhe Informacionit në Indonezi ka bërë thirrje për kontrolle më të mëdha të Internetit dhe kërkon që Research In Motion të bllokojë hyrjen për në adresat pornografike me anë të një ligji kundër pornografisë në vendin më të populluar nga besimtarët myslimanë në botë./bw

Advertisements
Postuar te Teknologji. Komentet te >Indonezi, Blackberry bllokon adresat pornografike ne internet Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: