>Qëndrimi i tepërt para televizorit rrezikon zemrën

>

Qëndrimi përpara televizorit për më tepër se dy orë në ditë rrit mundësinë e shfaqjes së atakut kardiak dhe sëmundjeve të ndryshme të zemrës.
Një grup studiuesish nga Universiteti i Londrës, më në krye mjekun Emanuel Stamatakis, morën në vëzhgim 4 512 persona nga Skocia, shkruan revista “Journal of the American College of Cardiology”. Për katër vite më radhë, është regjistruar me hollësi cdo minutë i qëndrimit të tyre përpara televizorit, përpara kompjuterit, apo duke luajtur me video.   

Brenda katër viteve të studimit, 325 nga personat e përfshirë në të ndërruan jetë nga ataku kardiak, ndërsa 215 të tjerë arritën t’i shpëtojnë vdekjes megjithëse edhe ata pësuan atak.

Sipas studimit të këtij ekipi, risku i atakut kardiak tek personat që qëndrojnë përpara televizorit mbi 4 orë në ditë, është 48 % më i lartë se i atyre që qëndrojnë rreth 2 orë. Ndërkaq, mundësia që një person që sheh 2 orë televizor të pësojë atak kardiak, është 125 për qind më e lartë se e atyre që nuk shohin fare televizor.

Statistikat tregojnë se një numër i madh personash ulen me orë të tëra përpara televizorit pasi kanë përfunduar punën. Studiuesit këshillojnë që të minimizohet sa më shumë qëndrimi pasiv përpara televizorit, në të kundërt rritet seriozisht mundësia e prekjes së tyre nga sëmundjet e zemrës./topLajm

Advertisements
Postuar te Mjekësi, Studim. Komentet te >Qëndrimi i tepërt para televizorit rrezikon zemrën Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: