>Parry çon gjyshen në kazino për ditëlindje

>

Këngëtarja britanike Katy Parry shoqëroi gjyshen e saj në kazino, për t’i bërë kështu një dhuratë për 90-vjetorin e saj të lindjes.

Ylli i muzikës pop dhe bashkëshorti i saj Russell Brand, së bashku me të moshuarën Ann Hudson, u fotografuan duke luajtur poker dhe lojra të tjera bizhozi në kazinonë e quajtur Hollivud, në Las Vegas.

Kazinoja është e famshme edhe për shkak të menusë së saj të veçantë që ofron dhe besohet se mamaja e babait të Parry-t ka shijuar shumë më tepër restorantin se sa bixhozin.

Së bashku me 90-vjetorin e gjyshes, është e qartë se Katy festonte edhe shndërrimin e këngës “California Gurls”, në këngën teke më të shitur të vitit që lamë pas./tch

Postuar te Show-Biz. Komentet Mbyllur te >Parry çon gjyshen në kazino për ditëlindje
Këtë e pëlqejnë %d blogues: