>Kush janë ata që përmenden në videon, Meta-Prifti

>

Zyra e ministrit të Energjisë Dritan Prifti

Personazhet kryesore

Dritan Prifti, ministër i Energjetikës, zv.kryetar i LSI-së

Ilir Meta, ministër i Jashtëm

, zv.kryeministër, kryetar i LSI-së

Personat që përmenden në bisedë

Tur Hajdari, – një njeri që i ka dërguar SMS Metës dhe kërkon zgjidhje

Koli – Sokol Dervishi, sekretar i përgjithshëm i Metës në Ministrinë e Jashtme

Bekimi – Bekim H. Biznesmen i fushës së karburanteve. Jeton në Greqi

Gimi – Agim Rrapaj. Ish-funksionar i Ministrisë së Bujqësisë. I arrestuar dhe dënuar për korrupsion me projektin “2KR”. Sot biznesmen që kërkon të ndërtojë një hidrocentral në bashkëpunim me shtetasin Fatmir M.

Shpresa – Shpresa Beçaj, Kryetarja e Gjykatës së Lartë. Ilir Meta thotë që e ka në dorë se i ka emëruar vajzën në Austri, në Ambasadën Shumëkombëshe në OSBE

Doktori, kryeministri Sali Berisha
Kërcënohet Dritan Prifti

Në kohën kur emisioni “Fiks Fare” transmetonte videon ku Ilir Meta i kërkonte Dritan Priftit që të miratonte afera korruptive, në telefonin e Priftit kanë mbërritur disa mesazhe kërcënuese. i kontaktuar nga “Shekulli”, Dritan Prifti ka konfirmuar vërtetësinë e videos. Ndërkohë Prifti ka pohuar se menjëherë i kanë mbërritur edhe kërcënimet e para. Bëhet fjalë për sharje dhe kërcënime familjare.

Kush është personazhi Agim Rrapaj

Agim Rrapaj, personazhi, i cili i ka premtuar Ilir Metës 7% të investimit në një hidrocentral dhe 700 mijë euro të thata në dorë është një personazh i njohur për drejtësinë dhe publikun shqiptar. Ai është bërë i njohur për skandalin e grantit japonez ku ka shpërdorur fondet duke u ndërruar destinacionin.

Në atë kohë ministri i Bujqësisë Jemi Gjana u shpreh: “Mbrojtja e turpshme e Agim Rrapajt, se gjoja u sakrifikua duke mbrojtur interesat e fermerëve për furnizimin me naftë pa akcizë, është një mashtrim i paskrupullt”.

Ish-drejtori i zbatimit të projektit të financuar nga qeveria japoneze, “Rritja e Prodhimit Ushqimor 2KR”, Agim Rrapaj, është shkarkuar nga puna së bashku me 25 drejtorë të tjerë në strukturat qendrore e lokale të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, për abuzime të rënda miliona dollarëshe dhe arbitraritet në zbatimin e ligjit.

Agim Rrapaj, që ishte njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, është akuzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për vjedhjen e 1 milion dollarëve të grantit japonez, duke i xhiruar ato për OJQ-në e vet private.

“Me një vendim plotësues të datës 6 maj 2005, qeveria ‘Nano’ ka lëshuar në dorë të Agim Rrapajt, përveç fondeve të ‘2KR’, edhe 280 milionë lekë kosto lokale për gjoja furnizimin me naftë të fermerëve. Në të vërtetë, fondet janë përdorur gjatë muajve maj, qershor e korrik në rrugë tërësisht abuzive dhe për qëllime elektorale”, – deklaronte në atë kohë ministri Jemin Gjana./shekulli

Postuar te RAJONI. Komentet Mbyllur te >Kush janë ata që përmenden në videon, Meta-Prifti
Këtë e pëlqejnë %d blogues: