>Disa këshilla pozitive për jetën në çift

>

Mos prisni asnjëherë raste të veçanta për të shprehur dashurinë tuaj. Sigurohuni të ushqeni lidhjen dashurore që keni krijuar duke vënë në zbatim disa
këshilla praktike me të cilat specialistët sigurojnë se kanë një efekt mjaft pozitiv në jetën e një çifti. Shpesh duket e pabesueshme dhe e paarritshme krijimi i një lidhjeje e cila karakterizohet nga harmonia dhe dashuria mes partnerëve, aq sa kur e sheh tek të tjerët të duket diçka ireale, por që sipas studiuesve është krejt e kundërta.


1. Thuaji partneres “Të dua”, të paktën një herë në ditë. Edhe pse mund të jetë i sigurt, personi që keni në krah ka nevojë ta dëgjojë këtë fjalë.


2. Përshëndetjen e mëngjesit apo të rikthimit pas punës në shtëpi shoqërojeni gjithmonë me puthje dhe shtojini edhe një përqafim.


3. Bëni “takime dashurie” me partneren për gjithë jetën tuaj. Trajtojeni partneren edhe më mirë nga sa e keni trajtuar kur jeni njohur në fillim. Mos harroni, jini të përzemërt, buzëqeshini partneres sa herë që rikthehet në shtëpi, mbajini duart njëri-tjetrit gjatë një shëtitjeje që bëni të dy, etj.


4. Lërini pas defektet e saj. Nëse jeni të lidhur me një vajzë që nuk është shumë e rregullt, atëherë keni dy alternativa: t’i përsërisni ato që bëni dhe të mërziteni të dy, ose ta këshilloni butësisht që ajo të mos i përsërisë më.


5. Përqendrohuni tek pozitivja. Në vend që të mendoni vetëm për një fjalë apo veprim të gabuar të saj, i cili u ka mërzitur shumë, mendoni pozitivisht, mendoni të gjitha gjërat e bukura që bën për ju, fjalët e ëmbla që u pëshpërit në vesh etj.


6. Mendohuni dy herë para se të flisni nëse jeni me nerva. Mos u përpiqni të flisni nëse jeni të mërzitur, thjesht heshtni ose qëndroni larg njëri-tjetrit. Dilni për pak çaste të merrni ajër dhe të qetësoheni, dhe kur të riktheheni sërish tek partneri do të shihni se mërzia ka mbetur pas dhe do të jeni gati të përkëdhelni dhe puthni njëri-tjetrin.


7. Mos përdorni sekretet e partnerit apo dobësitë e tij gjatë një zënke për të lënduar, apo edhe në një situatë të zakonshme. Ajo çfarë juve u duket e parëndësishme, idiote, mund të jetë diçka shumë serioze për partneren tuaj. Merrni në konsideratë atë çfarë është e rëndësishme për njeriun e zemrës dhe mos e diskutoni atë me miqtë apo familjen tuaj. Një lidhje dashurore bazohet në besim dhe intimitet.


8. Mendoni së pari për partneren tuaj. Nëse të dy e bëni këtë, atëherë të dy i keni dhënë një ndihmë të madhe lidhjes suaj. Thuaji “Po” partneres sa më shumë të jetë e mundur, plotësojini asaj edhe dëshirat më të vogla dhe mos e pengoni të shijojë aktivitete apo të tjera gjëra, që i kanë dhuruar kënaqësi para se të lidheshit. Do të shihni se do të merrni të njëjtën kundërpërgjigje.


9. Respektoni partneren tuaj. Mos e përgojoni atë me asnjeri. Kur flisni për të dashurën tuaj përdorni gjithmonë fjalë që tregojnë dashuri dhe respekt në radhë të parë.


10. Gjeni një mënyrë për t’u bashkuar të dy çdo ditë. Zbuloni çfarë u përshtatet dhe ndihmon me të vërtetë marrëdhënien tuaj. Mos harroni, sa më shumë të jepeni pas lidhjes suaj aq më e bukur bëhet ajo. Bëni dashurinë dhe romancën pjesë të ditës suaj./yp

Advertisements
Postuar te Seks dhe Dashuri, Show-Biz. Komentet te >Disa këshilla pozitive për jetën në çift Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: