>BIA serbe në Policinë e Kosovës

>

Ai i përket një komuniteti minoritar të Kosovës, mirëpo nuk është i përkatësisë serbe. Dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i rëndësishëm i Agjencisë Informative të Sigurisë së Serbisë, pas luftës.

Gazeta “Zëri” pohon të ketë siguruar materialin ku SH.K shihet në bisedë me tre serbët, të cilët në vitin 2009 u arrestuan me

 dyshimin se tentonin të blinin dëshmitarë që do të deklaronin se udhëheqës të UÇK-së kanë bërë transplantim të organeve të serbëve, gjatë dhe pas luftës.

Burime të gazetës brenda Policisë së Kosovës thonë se ndonëse SH.K dyshohet se ka qenë bashkëpunëtori kryesor i Igor Juçinac, shtetas i Kosovës, Milutin Radanoviq, shtetas i Serbisë, Predrag Zhelkoviq, shtetas i Serbisë, tani pas më shumë se një viti, ai ende mban gradën e kapitenit dhe vazhdon punën në stacionin kryesor të Policisë së Kosovës, në njërin nga qytetet më të mëdha të vendit.

Në materialin filmik që ka parë Zëri shihen qartë edhe targat e veturës së Policisë, të cilën e vozit kapiteni Sh.K, ndërsa pak sekonda më vonë shihet në bisedë e sipër me ata që dyshohen se ishin agjentë të BIA-s, agjenci informative e sigurisë së Serbisë.

Pas arrestimit të të dyshuarve si agjentë të BIA-s, në qershor të vitit 2009, njoftimi zyrtar i Policisë së Kosovës ishte se tre persona të tillë iu vunë prangat, ndërsa i katërti “gjendet në arrati”. Për kapitenin e Policisë së Kosovës, megjithatë, asnjëherë nuk është thënë asnjë fjalë, ndërsa tre serbët e arrestuar më vonë u liruan nga një gjykatës i EULEX-it “për mungesë provash”./kn

Postuar te KOSOVË, RAJONI. Komentet Mbyllur te >BIA serbe në Policinë e Kosovës
Këtë e pëlqejnë %d blogues: