>KE: Të hetohen informacionet në videon Meta-prifti

>

Videoja e përgjimit Meta-Prifti ka kaluar kufijtë dhe është komentuar nga kryeqëndra e Bashkimit Europian. Nga Brukseli, zëdhënësja e Komisionit Europian, Natasha Butler kërkoi sot që
prokuroria shqiptare të hetojë mbi informacioent që u transmetuan në videon e përgjimit. 


Butler vlerësoi se lufta kundër korrupsionit është kriteri kryesor për një vend që kërkon anëtarësimin en BE. 

“Natyrisht lufta kundër korrupsionit është një kriter politik dhe kriteri kyc për anëtaresim në BE, dhe sic permendet edhe ne raportin e fundit e Komisionit Europian, ky i fundit thekson pikerisht nevojen për arritje në këtë drejtim me hetime, procedime dhe dënime në të gjitha nivelet e krimit. 

“Sapo jemi informuar për këtë cështje dhe nuk mund të bëjmë shume komente. Por, sic e dini ka një sistem drejtësie në Shqipëri dhe i takon drejtësisë të hetojë lidhur me këtë cështje. Fillimisht i takon prokurorisë që të hetojë mbi informacionet e transmetuara dhe të kryeje hetime për të vertetuar këtë cështje”. 


Butler shtoi se, në Shqipëri ashtu si në te gjitha vendet e tjera kandidate, nuk mund te kete mosndëshkim, pasi askush nuk është mbi ligjin. 

http://www.youtube-nocookie.com/v/ygDwfOv1mzg?fs=1&hl=en_US

Postuar te RAJONI. Komentet Mbyllur te >KE: Të hetohen informacionet në videon Meta-prifti
Këtë e pëlqejnë %d blogues: