>Shtypi ndërkombëtar, revoltë për Messi-n

>

Shtypi ndërkombëtar reflektoi ditën e sotme befasinë dhe në disa raste indinjatën për fitimin e Topit të Artë prej Lionel Messi-t. Gazetat ndërkombëtare, pothuajse
në unanimitet veçuan se argjentinasi në vitin 2010 nuk ka shkëlqyer aq sa lojtarë si Xavi, Iniesta, Robben apo Snejder.

”Messi lë Spanjën pa Top të Artë”, ishte titulli i së përditshmes sportive spanjolle “Marca”, e revoltuar për vendin e dytë dhe të tretë të Iniesta e Xavi-t, dy heronjtë iberikë në suksesin e Botërorit të vitit 2010.

Shumë e ashpër “La Gazzetta dello Sport” në Itali me titullin: “Messi? Jooooo!”. “Xavi dhe Iniesta fituan po aq sa Leo me Barcelonën, por ndërsa ai dështoi në Botëror, ata e fituan atë”, shtonte e përditshmja.

Edhe francezja “L’Equipe” kundërshtoi çmimin e dhënë nga FIFA e France Football për argjentinasin, duke e cilësuar atë si Topi i Artë më zhgënjyes dhe i debatueshëm i dekadës së fundit./yp

Postuar te SPORT. Komentet Mbyllur te >Shtypi ndërkombëtar, revoltë për Messi-n
Këtë e pëlqejnë %d blogues: