>Mou: Xavi para Messit e meritonte çmimin

>

Menaxheri i Real Madridit dhe trajneri i premiuar si më i miri në botë për vitin 2010, Jose Mourinho, mendon se

Xavi duhet të ishte fituesi i FIFA, Topit të Artë.

Mesfushori i njohur i Barcelonës u mposht nga bashkëlojtari i tij Lionel Messi për shpërblimin e lojtarit më të mirë të vitit të kaluar, që për të parën herë u nda si çmim i përbashkët i FIFA dhe revistës franceze France Football.
“Lionel Messi është një lojtar nga një botë tjetër, por mua më vjen keq për Wesley Sneijder, Cristiano Ronaldo, Iker Casillas, Andres Iniesta dhe Xavi. Ly i fundit është një djalosh të cilin e njoh si fëmijë dhe i cili meritoi ta fitojë një Top të artë në karrierën e tij”, ka thënë Mourinho. /indeksonline

Advertisements
Postuar te SPORT. Komentet te >Mou: Xavi para Messit e meritonte çmimin Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: