>Mitet dhe të vërtetat rreth jetës seksuale

>

Seksi dhe paragjykimet: kush tradhton më shumë, meshkujt, apo femrat? Për një kohë të gjatë është besuar se meshkujt janë më të prirë për
tradhti bashkëshortore dhe si rrjedhim, më shpesh “ua vënë brirët” grave të tyre. Ndoshta kjo ka mundur që të vlente në të kaluarën, por tani gjërat kanë ndryshuar, sidomos pas të të ashtuquajturit revolucion seksual. Kjo ka ndikuar që femrat të mos mbesin prapa meshkujve as në këtë drejtim. Ja disa mite dhe të vërteta.

Meshkujt duan më shumë seks se femrat

E pasaktë – edhe femrat duan seks, por në shprehjen e kësaj dëshire, shpesh i pengojnë shumë obligime. Krahas punës, gratë kanë edhe shumë obligime të tjera në lidhje me familjen dhe punën, prandaj mund të jenë tepër të lodhura. Përpos kësaj, gratë janë edhe nën ndikimin e hormoneve të tyre, të cilat shkaktojnë emocione të ndryshme. Për shkak të gjithë kësaj, femrat nuk i lusin meshkujt për seks, sikur dinë të bëjnë meshkujt kur i kapë epshi. Kjo natyrisht nuk domethënë se atyre nuk u ka mbetur deri te seksi, femrat vetëm nuk bëjnë problem në lidhje me këtë.

Dashnori i mirë nuk mund t’i kënaqë të gjitha partneret

E pasaktë – ka shumë të ngjarë që dikush që di shumë për seks dhe që ka krijuar një përvojë të pasur në këtë drejtim, është më i mirë në shtrat sesa një i virgjër. Mashkulli i tillë di si ta kënaqë gruan. Natyrisht edhe këtu ka përjashtime, meqë ka edhe përvojë të keqe.

Çiftet e lumtura vazhdimisht kanë seks të mirë

E gabuar – çifte që janë në lidhje të gjata shpesh kalojnë në rutinë. Kjo është një dukuri normale, prandaj edhe është mirë që, herë pas here të futen risi në lidhje. Si? Më së miri është që ta përdorni imagjinatën tuaj. Me rëndësi është që të mos krijoni probleme, meqë rutina arrin të gjithë që bëjnë jetë të përbashkët.

Më i miri është seksi spontan

Nuk është e vërtetë – seksi spontan është vërtetë se sjell shumë ngazëllim, por edhe seksi i planifikuar sjell një përjetim të paharruar. Si? Sekreti qëndron te planifikimi. Kur planifikoni seks, mendoni vazhdimisht për atë gjë që ndikon shumë në krijimin e atmosferës seksuale. Seksi i planifikuar fillon që të bëhet diçka që mezi prisni të ndodhë. Sa më shumë që ta shtyni, kënaqësia do të jetë më e madhe.

Dikur e vërtetë, por sot jo – në kohën e revolucionit të ri seksual, femrat nuk mbesin aspak prapa meshkujve për nga numri i partnerëve me të cilët flenë. Studimet e bëra në vendet perëndimore tregojnë se edhe femrat, po aq sa meshkujt, mashtrojnë partnerin tyre./yp

Postuar te Seks dhe Dashuri, Studim. Komentet Mbyllur te >Mitet dhe të vërtetat rreth jetës seksuale
Këtë e pëlqejnë %d blogues: