>Alienët ekzistojnë, lajm i gëzueshëm

>

Një studim i psikologut amerikan Albert Harrison zbuloi se shumica e njerëzve në botë nuk do të frikësoheshin nëse lajmi i
ekzistencës së qënieve inteligjente nga planetë të tjerë do të konfirmohej.

Studimi tregon se përceptimi i njerëzve ka ndryshuar në mënyrë drastike që prej vitit 1961, kur administrata amerikane paralajmëroi se provat për alienë mund të ngjallin një panik të përgjithshëm në popullsi.

Jo vetëm që njerëzit nuk do të frikësoheshin, por një pjesë e mirë e tyre do të ishin edhe jashtëzakonisht të lumtur nëse provohet se nuk jemi të vetëm në hapësirë.

”Zbulimi i qënieve jashtëtokësore do të ishte shumë më i pranueshëm tani se sa ka qenë për brezat e shkuar, kryesisht pasi avancimi i ndjeshëm i teknologjisë në dekadat e fundit ka krijuar besim të madh midis njerëzve”, deklaroi Harrison.

Gjysma e popullsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës beson në ekzistencën e jashtëtokësorëve dhe një pjesë e mirë e tyre mendojnë edhe se objekte të painentifikuara fluturuese kanë zbarkuar tashmë.

Për herë të parë, ishte një gazetë nga Nju Jorku e vitit 1840, ajo që raportoi zbarkimin e një UFO-je nga Hëna. Më vonë, shkencëtarët e kohës argumetuan se pothuajse me siguri, mund të provonin për ekzistencën e një civilizimi të vërtetë në Mars./tch

Advertisements
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Alienët ekzistojnë, lajm i gëzueshëm Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: