>Ulrike Lunacek, shuplakë Kosovës për zgjedhjet

>

“Kosova nuk i ka plotësuar standardet ndërkombëtare gjatë procesit të rivotimit të djeshëm”, kështu ka deklaruar sot Ulrike Lunacek,  kryesuese e delegacionit monitories të Zgjedhjeve të Parlamentit Evropian. 

Ajo ka potencuar se ky process do të ketë ndikim në procesin integrues të Kosovës por edhe në imazhin e vetë shtetit më të ri në botë. Lunacek tha se ajo vetë është dëshmitare e shumë

paregullësive që kanë ndodhur dje. Nga ana tjetër KQZ thotë se procesi I djeshëm ka qenë më I mirë se ai i 12 dhjetorit.

“Defekte serioze kanë shënuar vullnetin politik të pamjaftueshëm për të zhvilluar zgjedhje të mirëfillta në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira zgjedhore” kështu thuhet në deklaraten lidhur me procesin e ripërsëritjes së zgjedhjeve nga delegacioni monitorues I Parlamentit Evropian.

Më tutje në këtë deklaratë potencohet se Kosova duhet të ndërmerr hapa të menjëhershëm për të përmirësuar procesin e ardhshëm zgjedhor për të garantuar të drejtat demokratike të qytetarëve të Kosovës, si dhe për të forcuar perspektivën evropiane të vendit. Në deklaratë kërkohet ndjekja e manipuluesve të zgjedhjeve, jo vetëm të këtyre të fundit por edhe atyre locale të vitit 2009.

Por pjesa më e fuqishme ishte lënë të thuhet spontanisht. Ulrike Lunacek,  kryesuese e delegacionit monitorues të Zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, na e dha sot një “shuplakë të nxehtë”. Ajo me fjalë tjera, tha se zgjedhjet janë deshtim.

Këto zgjedje nuk kanë plotësuar standardet ndërkombëtare. Marrë përbazë këtë, është e cartë që ka vërejtje të mëdha për procesin dhe jo vetëm nga ne por edhe nga vëzhguesit vendas që këto zgjedhje nuk përputhen plotësisht me standartet e kërkuara, pra nuk përputhen me atë cfarë është normale dhe e pranueshme. Ka pasur pjesë që kanë qenë në rregull mirëpo shumica jo” tha Lunacek

Eurodeputetja tjetër Jutta Steinruck tha se ajo vetë ka qenë dëshmitare e shumë manipulimeve dhe kërcënimeve gjatë ditës së djeshme.
Nga ana tjetër Ulrike Lunacek ka bërë të ditur se ky process mund të ketë ndikim edhe në të ardhmen evropiane të Kosovës.

Po ka rrezik që të ketë ndikim, jo në procesin e integrimit në tërësi por në hapat e ardhëshëm që pritet të mirren. Do të kenë ndikim edhe në imazhin e Kosovës dhe të gjitha të arriturat që ky vend I ka bërë deri më tash. Më vie shumë keq që duhet ta them këtë por kjo është e vërteta” ka pohuar Lunacek

Mirëpo kryeshefi I sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peqani tha se procesi I djeshëm ka qenë më I mirë se ai I 12 dhjetorit.

Po cdo process do të jetë më I mirë se tjetri sepse nëse ka pas në një process gabime ato do të evitohen. Mirëpo me rëndësi është që procesi I rivotimit ka rrjedhur mire.” tha Peqani

Monitorueset e Parlamentit Evropian kanë pohuar se është e domosdoshme që reforma zgjedhore të çohet përpara në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira zgjedhore./radio-dukagjini
Postuar te Zgjedhjet 2010/2011. Komentet Mbyllur te >Ulrike Lunacek, shuplakë Kosovës për zgjedhjet
Këtë e pëlqejnë %d blogues: