>Takohen kryeministri Thaçi dhe shefi i EULEX-it De Marnak

>

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Xavier Bout de Marnhac.
Si thuhet në komunikatën nga zyra për komunikim publik, në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend, me theks të veçantë për procesin e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se ky proces ishte i qetë dhe në përputhshmëri me standardet e zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Nga ana e tij, shefi i EULEX-it, de Marnhac ka shprehur vlerësimin se aspektet e sigurisë së zgjedhjeve janë trajtuar mirë.
Thaçi dhe Marnhac janë pajtuar “për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Misionit të EULEX-it, në funksion të fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit dhe avancimit të gjithëmbarshëm të proceseve zhvillimore në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë./yp

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet Mbyllur te >Takohen kryeministri Thaçi dhe shefi i EULEX-it De Marnak
Këtë e pëlqejnë %d blogues: