>Reagon Xhuli Nura: “Krenarin e kisha para Dafinës, ajo e njohu nga unë”

>

Pas publikimit të lajmit dhe fotografisë në “Panorama plus”, ku flitej rreth tradhtisë që Krenar Çoçaj i kishte bërë të dashurës së tij, këngëtares Dafina Zeqiri, me modelen kosovare Xhylije Nura, kjo e fundit ka reaguar në mënyrë kategorike, duke e mohuar lajmin e rrahjes me këngëtaren që faktikisht kishte ndodhur në një pub të Prishtinës, duke e quajtur spekulim përleshjen me Dafinën, për shkak të Krenarit. 

“Me Krenarin jam njohur përmes motrës së tij, Abetare Çoçajt dhe ka lindur një shoqëri, kështu para dy vitesh kemi qenë në shoqëri edhe jemi shoqëruar nëpër klube të ndryshme të natës me të, por vetëm si shoqëri në fillim. Krenari më është vardisur, por unë kam qenë ajo që nuk kam dëshiruar asnjë lidhje duke i thënë se mund të jemi vetëm shokë dhe asgjë më shumë”, ka thënë Xhylija në një prononcim për mediat në Kosovë, duke shtuar se këngëtarja Dafina Zeqiri me Krenarin është njohur përmes saj dhe stilistit, Armendit. 

Gjithashtu më tej ajo zbulon se ka qenë pikërisht Dafina ajo e cila ka tentuar dy vite rradhazi që ta sulmojë atë nëpër klube të ndryshme ku kanë qëndruar, dhe e ka ofenduar në mënyra të ndryshme, kurse modelja i’u është shmangur gjithmonë provokimeve dhe zënkave. Xhylije Nura në Kosovë ka qenë e njohur pasi fitoi kurorën e “Miss Diasporës 2005”, ndërsa aktualisht është duke punuar në organizatën humanitare “Work Peace Foundation”. 

Që të dyja kanë jetuar në Skandinavi, Dafina në Norvegji kurse Xhylija në Finlandë dhe në Kosovë kanë sjellë frymën veriore. Xhylija, gjithashtu për publikun kosovar është njohur edhe përmes videos “pornografike”, që është shfaqur në internet para disa muajve ku një hacker i ri nga Shkupi i ka bërë një grackë duke e zhveshur tërësisht modelen, me pretekst kinse në anën tjetër është duke biseduar me rep këngëtarin Ledri Vula, të cilit gjithashtu më herët i njëjti person i kishte bërë një grackë të tillë. Lidhur me këtë video shumë të përfolur, Xhylija ka thënë se rasti tashmë ka kaluar në duar të policisë dhe shumë shpejt do të dëshmohet autorësia e videos./yp
Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Reagon Xhuli Nura: “Krenarin e kisha para Dafinës, ajo e njohu nga unë” Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: