>FIFA shpall sot lojtarin më të mirë të vitit

>

Çmimi më i rëndësishëm për futbollistët si individë do të jepet sot. FIFA dhe “Topi i Artë”, dy ish-trofe të ndara, do të zbulojnë sot se
kë kanë gjykuar si futbollistin më të mirë të botës, për 12 muajt e kaluar. A do të ruajë mbretërimin e tij, Lionel Mesi?

Do të shpallet Ksavi si lojtari më i mirë, pasi ka shpërthyer në mesfushë? Apo do të jetë “gjeniu”, Andres Injesta, ai që do të nderohet me këtë çmim, pasi shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Botës?

Prezantimi Çmimi “Topi i Artë FIFA”, konsiderohet si vlerësimi më i lartë për futbollistët si individë. Është krijuar në vitin 2010, pas bashkimit të çmimeve “Topi i Artë” dhe “Lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA”.

Ky çmim ka një histori të gjatë dhe të pasur dhe është krijuar nga revista “France Football” në vitin 1956, për të nderuar futbollistin më të mirë të vitit në Europë. Tashmë votohet nga gazetarët, teksa kompeticioni është i hapur për të gjithë lojtarët, të
të gjithë kombësive dhe kudo ku ata luajnë.

FIFA vendosi të nderonte futbollistin më të mirë me një çmim nga ana e saj në vitin 1991, ndërsa për femrat në 2001-shin. Në 2004-n, FIFA vendosi për trofeun e tyre, që kandidatët të përzgjidheshin nga trajnerët e kombëtareve dhe kapitenëve të ekipeve.

Më vonë, në 2010-n, këto 2 çmime u “shkrinë” bashkë për të formuar atë të tanishmin, “Topi i Artë FIFA”, nën menaxhimin e FIFA-s, dhe fituesi i parë i këtij versioni do të shpallet sonte. Eventi i këtij viti do të prezantohet nga zyrtarët e FIFA-s në Zyrih, në orën
19:00, sipas orës lokale.

Në vitet e kaluara, lista e “Topit të Artë” përbëhej nga vetëm 3 emra, të cilët përballeshin në ceremoninë finale, por tashmë që është bashkuar me çmimin e FIFA-s, lista përbëhet nga 23 emra.

Sigurisht që lista ka patur edhe kundërshtime, pasi lojtarë të tillë si Shvajnshtajger, apo Uesli Shnejder në veçanti nuk janë përfshirë. Por kjo tashmë ka kaluar dhe mbetet të shohim vetëm 3-shen e mbetur. Të gjithë luajnë tek Barcelona, të gjithë janë lojtarë të
klasit botëror, 2 janë spanjollë ndërsa i treti është argjentinas, por do të ketë vetëm një fitues.

Sonte do të jepen edhe 7 çmime të tjera. “Formacioni i vitit FIFA/FIFPro” është një nga më të rëndësishmit. Vitin e kaluar 11 më të mirët ishin: Kasijas, D.Alvesh, Terri, Vidiç, Evra, Xherrard, Ksavi, Injesta, K.Ronaldo, Torres, Mesi.

Një tjetër çmim është “Trajneri më i mirë i vitit”, ku kandidatë janë Visente del Boske i Spanjës, Pep Guardiola i Barcelonës dhe Hoze Mourinjo i Realit të Madridit. Një çmim identik jepet edhe për femrat, ku kandidate janë: Meinert e Gjermanisë U-20, Silvia Neid e Gjermanisë dhe Pia Sandheixh e SHBA-ve.

Do të jepet edhe çmimi për “Futbollisten femër më të mirë të vitit” ku garojnë Fatmire Bajramaj (nga Kosova, lindur në Gjermani) dhe Brixhit Prinz të Gjermanisë dhe Marta e Brazilit, 4 herë fituese e këtij trofeu. Do të jepet një trofe edhe për “Presidentin e Federatës së Futbollit, më të mirë të vitit”, të cilin vjet e fitoi Mbretëresha
Rania e Jordanisë.

Çmimi “FIFA Fair Play” do të jepet sot gjithashtu, kur kujtojmë se vjet e mori anglezi Sër Bobi Robson. Në fund ngelet edhe çmimi “FIFA Puskas” për golashënuesin më të mirë të të gjitha kampionateve. Ky është i vetmi çmim, për të cilin votohet nga fansat.

Për herë të parë pas 21 viteve, “Topi i Artë FIFA” dominohet tërësisht nga një klub i vetëm. Në 2010-n, futbolli njeh me të drejtë Barcelonën si ekipin më spektakolar në botë, dhe identifikon talentët si Mesi, Injesta dhe Ksavi, si arkitektë të futbollit në të gjithë
historinë e tij.

Postuar te SPORT. Komentet Mbyllur te >FIFA shpall sot lojtarin më të mirë të vitit
Këtë e pëlqejnë %d blogues: