>Drashkoviq: Marrëveshje, jo ndarje

>

Kryetari i Lëvizjes Serbe për Ripërtëritje (SPO), Vuk Drashkoviq, tha se Kosova ende është “Jerusalemi i Serbisë”.
Sipas tij, të gjitha ato kisha dhe monumentet shpirtërore të popullit serb edhe sot e kësaj dite janë në Kosovë dhe se serbët nuk kanë detyrë më të rëndësishme, përpos detyrës se si shtet maksimalisht të bëjnë çmos – të

mbrojnë, përkatësisht të arrijnë një status evropian të asaj që “është Jerusalem i Serbisë në Kosovë”.

Në një intervistë dhënë emisionit “Jeta në Kosovës”, të transmetuar në RTK, Drashkoviq ka thënë se Kosova është rrëfim në vete i Serbisë, raporton “Express”.
“Ne serbët kemi besuar dhe folur se Kosova është “Jerusalemi i Serbisë” dhe atëherë kur Kosova nuk ishte pjesë përbërëse e Serbisë dhe gjithë ato shekuj kur nuk ka ekzistuar Serbia si shtet. Kemi besuar në rrëfimin se Kosova është “Jerusalemi i Serbisë”, para së gjithash për kishat më të vjetra serbe, manastiret, monumentet historike, kulturore, shpirtërore të popullit serb”.
Drashkoviq ka thënë se do të bëhet gabim i madh nëse pranohet qëndrimi se negociatat e paralajmëruara midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të zgjasin me vite.
“Prishtina tashmë e ka pranuar Planin e Ahtisaarit. Dhe, Beogradi, për shkak të pjesës së tij statusore nuk e ka pranuar. Beogradi hodhi poshtë rreth 90 për qind të zgjidhjeve të mira për 10 për qind të tekstit me të cilin nuk është pajtuar. Mendoj se tash duhet të niset nga më sa vijon: Beogradi ta pranojë atë pjesë jostatusore të Planit të Ahtisaarit, me atë që Prishtina të pranojë që pjesa jostatusore e Planit të Ahtisaarit të jetë e përforcuar. Mendoj se në interes të serbëve në Kosovës, por edhe në interes të Prishtinës është normalizimi i gjithanshëm i marrëdhënieve me Beogradin – pranim i statusit evropian të serbëve në Kosovë”, ka thënë Drashkoviq.
Kreu i SPO ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk lejon ndryshimin e kufijve dhe se në Ballkan ka përfunduar çështja e kufijve.
“Ndarja e pjesës veriore të Kosovës (kështu vlerësojnë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare) do të kishte domino efekt dhe do të reflektohej në Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë, ndoshta në Greqi, ndoshta edhe në disa pjesë të Serbisë dhe kjo mund të ishte hyrje në luftën e tretë ballkanike. Këtë nuk do ta lejojë bashkësia ndërkombëtare, e cila qëndron pas këtij parimi dhe të gjithë duhet të hyjmë në BE e më pas BE-ja do të relativizojë çështjen e kufijve, sepse në Evropë nuk ka kufij, përpos në harta”, ka thënë ai.
I pyetur nëse duhet të ndryshohet kushtetuta e Serbisë, Drashkoviq ka thënë se ka njëmijë arsye pse duhet të ndryshohet ajo kushtetutë, që e përcakton Kosovës si pjesë të Serbisë./indeksonline
Postuar te KOSOVË, RAJONI. Komentet Mbyllur te >Drashkoviq: Marrëveshje, jo ndarje
Këtë e pëlqejnë %d blogues: