>Batmani Musliman

>

Një superhero musliman i ngjashëm me Batmanin po ngjall polemika të mëdha në Francë, ku shumë radikalë të djathtë kanë ngritur zërin dhe e kanë quajtur filmin vizatimor si një turp.

Personazhi i kartonit është një francezo-algjerian, i quajtur Bilal Asselah. I aftë të shndërrohet në një lakuriq nate, Bilali është i vendosur të

luftojë të keqen.

Në një prej serive, policia franceze vret mikun e tij më të mirë gjatë protestave dhe Batmani i rrallë në llojin e vet, pasi u këshillua me nënën që është një muslimane e devotshme, vendosi që të mos hakmerrej për vdekjen e tij.

Në një forum ku komentohen filmat e fundit, mund të lexohej: “Duket se për të luajtur Batman-in nuk është gjetur asnjë francez i vërtetë. Në një kohë kur të rinjtë muslimanë terrorizojnë Francën dhe të gjithë botën, shikuesit e filmit do të mbeten të shtangur dhe të hutuar për atë që po ndodh me të vërtetë në botë”.

Forumin amerikan e kundështoi ashpërisht televizioni francez  “France 24”. “Pavarësisht asaj që mund të mendojnë njerëz sipërfaqësorë, një i ri algjerian i lindur në Francë është po aq francez sa edhe ai që këta njerëz e konsiderojnë si imazhi tipik i francezit. Komente të tilla raciste nuk mund të pranohen në një shoqëri të qytetëruar”.

Prodhuesi i filmit vizatimor duket se ka kërkuar të tërheqë një audiencë të madhe muslimane, jo vetëm në vendet perëndimore, por edhe në ato arabe. Sipas prodhuesit, kurioziteti do të shtyjë edhe shumë jomuslimanë që të shikojnë seritë. /tch

Postuar te Kinematografi. Komentet Mbyllur te >Batmani Musliman
Këtë e pëlqejnë %d blogues: