>AAK: Ndalja e rrymes, tendencë për të prishur imazhin e zgjedhjeve

>

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar ashpër ndaj ndaljes së rrymës në  dy qendra të votimit në Gramaqel dhe Irzniq të Deçanit.

“AAK konsideron se ndalja e rrymës në këto dy qendra të votimit është orkestruar nga institucionet përgjegjëse të
cilat kanë tendencë të qartë të dëmtimit dhe  prishjen e imazhit të një procesi demokratik dhe të qetë të mbajtur në Deçan përgjatë gjithë ditës së 12 janarit.

AAK shpreh befasinë dhe indinjatën e saj se si rryma u ndal pikërisht në dy qendra të votimit ku AAK-ja tradicionalisht ka fituar gjithmonë shumicën absolute të votave të qytetarëve.” thuhet ne njoftimin e AAK-së

Advertisements
Postuar te Zgjedhjet 2010/2011. Komentet te >AAK: Ndalja e rrymes, tendencë për të prishur imazhin e zgjedhjeve Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: