>“Amnestia”, filmi shqiptar që konkuron në Berlin

>

Filmi shqiptar “Amnestia” i regjisorit Bujar Alimani është zgjedhur zyrtarisht për t’u shfaqur premierë botërore, në seksionin “International Forum” të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. 

“Amnestia” është filmi i parë në gjithë historinë e kinemasë shqiptare që mer pjesë në këtë festival të njohur edhe si

“Berlinale”, i cilësuar si një nga tre festivalet më të rëndësishëm të Evropës dhe me audiencën më të madhe të festivaleve në botë. 


Filmi i Bujar Alimanit, që nsijen e merr nga një ngjarje reale, tregon historinë e një burri dhe një gruaje të cilët takohen një ditë gjatë rrjedhës së jetës së tyre të mërzitshme. Ata dashurohen ndërsa dy bashkëshortët e tyre të dënuar në burg presin të marrin amnistinë. 

Regjisori shqiptar që jeton në Athinë, ka zgjedhur për të interpretuar në filmin e tij aktorët: Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, Mirela Naska, Omer Hamitaj, Orest Arapaj etj. Neritan Zinxhiria dhe Elena Dhimitrakopoulou janë as/regjisorë të filmit, skenograf është Shpëtim Baça ndërsa kostumografe, Ermira Turkeshi. 

Filmi i parë me metrazh të gjatë i regjisorit Alimani është prodhuar nga Qëndra Kombëtare Kinematografike me partnerë Greqinë dhe Francën dhe do të marë pjesë në edicionin e 6-të të “Berlinale”, që shfaqet në datat 10-20 shkurt të këtij viti. 

“Amnestia” i ka filluar xhirimet në fund të muajit shtator 2010 në Tiranë dhe Pogradec, duke shënuar kështu një rekord për kohën tre mujore të përgatitjes së tij. 

Qëndra Kombëtare e Kinematografisë, në njoftimin për shtyp, e cilëson këtë event të rëndësishëm për kinematografinë shqiptare dhe për këtë arsye QKK do të organizojë një konferencë për shtyp në 11 janar, ku do të jetë i pranishëm edhe vetë regjisori Alimani. 
Bujar Alimani është regjisori i disa filmave me metrazh të shkurtër si: “Katoi”, “Gaz”, 
Advertisements
Postuar te Kinematografi. Komentet te >“Amnestia”, filmi shqiptar që konkuron në Berlin Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: