>Televizioni, armiku më i keq i kriminelëve

>

Armiku më i keq i kriminelëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është as policia federale (FBI) dhe as strukturat e tjera shtetërore, por televizioni.

Një i shumëkërkuar u arrestua pas ndërrimit të viteve, duke u bërë njeriu i 1 100 që u vu nën pranga disa orë pas paraqitjes së tij në ekran. Kjo është historia e rasteve më të bujshme të zgjidhur falë televizionit, e përmbledhur nga “Los Angelos Herald”.

1. Në vitin 1988, një njeri gjeti të gjallë pas 39 ditësh rrëmbimi vajzën e tij, pasi fotot e baby-siterit të sëmurë që e rrëmbeu u shfaqën në television. Ai u pa nga banorët e një lokaliteti të izoluar, pranë një pylli. Më vonë, rrëmbyesi deklaroi se ishte afeksionuar aq shumë pas fëmijës, sa që nuk mund të ndahej prej saj.

2. Policia kërkonte prej muajsh një vrasës të quajtur Paul Micheal Meridzh në vitin që shkoi, aq sa portreti i tij u shfaq në emisionin e “Most Wanted” (më të kërkuarit). Ai u vu nën pranga disa orë pasi pronari i një hoteli lajmëroi se ai ndodhej në një prej dhomave të tij.

3. Njeriu i parë i kapur prej emisionit “America’s Most Wanted” daton në vitin 1975. David James vrau një familje me katër persona dhe u arratis ndërsa po transportohej për në spital. Pas shfaqjes së tij në emision shumë njerëz pretenduan që e kishin parë, por James i vërtetë ishte ai që kishte dalluar një i pastrehë në një strehë për të varfërit.

4. Në janar 1988, dy vjet pasi një grua kishte vrarë burrin për të marrë paratë e siguracionit të jetës, policia gjeti prova që ajo ishte fajtorja. Një dokumentar i quajtur “Vejusha e Zezë” rindërtoi ngjarjen dhe vrasësja u ndalua pak kohë më vonë.

5. Në vitin 1997, një njeri i quajtur Edward Tatro vrau me çifte gjahu një koleg pune. Pas shfaqjes në programin e të shumëkërkuarve, ai u arrestua, por tre vjet më vonë inskenoi një atak në zemër dhe u arratis nga spitali. Emisioni e rishfaqi në ekran dhe disa ditë më vonë u arrestua përsëri në shtetin e Arizonës pasi një njeri që kishte parë shfaqjen e identifikoi.

6. Prince Alvarado quhej vrasësi i katër personave në Nju Xhersi, që dukej sikur kishte “avulluar” nga planeti. Disa orë pas shfaqjes së tij në emision, policia e arrestoi në një apartament ku qëndronte me emrin e rremë të Nelson T.Holliday.

7. Shtatë grabitës bankash të një grupi të quajtur “Texas Seven” u arratisën në mënyrë spektakolare nga burgu në vitin 2000. Ata nisën menjëherë zanatin e tyre, deri sa emisioni i lokalizoi në Kolorado. Në përballjen me forcat e rendit, dy u vranë, katër u arrestuan ndërsa një kreu vetvrasje.

8. John Walsh ishte një i ftuar i zakonshëm i emisionit, që kur djali i tij u rrëmbye dhe u vra në vitin 1981. Policia mbylli çështjen për mungesë provash pak kohë më vonë, por Walsh vazhdoi të kërkonte vrasësin deri në vitin 2008, kur emisioni zbuloi prova se autori i krimit kishte qenë një kriminel i quajtur Ottis Toole, i cili kishte vdekur në burg përpara 12 vitesh, i dënuar për një krim tjetër.

9. Një grua zbuloi në vitin 2009 pas nëntë vitesh martese të lumtur se bashkëshorti i saj ishte një vrasës serial. Ai mundi të arratisej me një motor, por disa ditë më vonë, pas shfaqjes së përditshme në ekranet e televizioneve, dikush e pa dhe u arrestua duke ngrënë në një pikë autogrilli.

10, Një vajzë e quajtur Elizabeth Smart u rrëmbye duke fjetur në dhomën e saj të gjumit në vitin 2003 dhe policia vendosi një shpërblim rekord prej 250 mijë dollarësh për atë që do të ndihmonte në zbardhjen e krimit. Disa muaj më pas, një rrëmbyes me emrin Brian David Mitchell u shfaq në emision. Ai u arrestua pas disa ditësh, i maskuar si musliman në St.Lake City. Dy gra të droguara me perçe e shoqëronin dhe njëra prej tyre ishte Smart-i./tch

Postuar te Kuriozitet, Studim. Komentet Mbyllur te >Televizioni, armiku më i keq i kriminelëve
Këtë e pëlqejnë %d blogues: