>Reali, dimër i ftohtë, por Vidiç e Hernandes në verë!

>

Edhe nëse nuk e ka bërë ende, Josè Mourinho duhet të dorëzohet: në janar Real Madrid nuk do të bëhet pjesë e transfereve. Sipas së përditshmes spanjolle “Marca”, presidenti

Florentino Perez ka theksuar se nuk ka ndërmend të blejë asnjë lojtar të ri, duke u shfaqur madje edhe pak i bezdisur nga daljet tepër të shpeshta të “The Special One”, që më shumë se një herë ka kërkuar një zëvendësues për të dëmtuarin Higuain.

Megjithatë sipas shtypit anglez skuadra merengues është duke u përgatitur për një goditje të dyfishtë sipas së cilës “Los Blancos” janë të gatshëm të investojnë plot 47 milionë euro për të marrë nga Manchestër United Javier Chicharito Hernandez, sulmuesin 22 vjeçar nga Meksika i cili ë ka shfaqur veten shumë mirë në hapësirat që i ka falur Ferguson, por në këtë shifër madrilenët duan të përfshijnë edhe Nemanja Vidiç, i cili mendohët të jetë zëvendësuesi ideal për Pepe, rinovimi i kontratës së të cilit duket shumë i largët. /indeksonline
Postuar te SPORT. Komentet Mbyllur te >Reali, dimër i ftohtë, por Vidiç e Hernandes në verë!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: