>Pesë gjëra që janë të rëndësishme për lidhje të mirë

>

Biseda

Komunikimi është çelësi i lidhjes së suksesshme. Por kjo nuk do të thotë vetëm paraqitja e ndjenjave, është e rëndësishme që

të dini ta dëgjoni partnerin. Kur ai flet për gjërat të cilat i paraqesin problem, bëjani të qartë se e keni kuptuar se sa është e rëndësishme kjo për të.

Dhe mos e neglizhoni atë që për të ka vlerë, vetëm pse ju mendoni se kjo është gjë dytësore në jetën tuaj. Nëse arrini tek përfundimi se diçka që bëni shumë i pengon lidhjes suaj, tregoni se po mundoheni ta përmirësoni këtë. Edhe pse sigurisht që nuk do të mundeni në tërësi t’i eliminoni sjelljet e ndryshme të cilat atë e nervozojnë, vetëm përpiqu të bëni atë që duhet, dhe ai do ta kuptojë se e keni dëgjuar dhe kuptuar.

Bagazhi i panevojshëm

Secili nga ne gjatë ditës kalon nëpër situata të ndryshme stresuese. Megjithatë, nuk duhet me secilën nga to ta ngarkoni partnerin. Kjo nuk do të thotë se nuk do të duhet t’i tregoni kur të keni ndonjë problem të madh, por nervozizmin për atë se është dashtë që të prisni në radhë në postë duhet ta mbani për vete. Të gjithë kemi probleme të ngjashme, dhe përse momentet e bukura me personin e dashur t’i harxhojmë me imtësira të cilat na përcjellin gjatë rutinës ditore.

Përgjegjësia

Qe një kohë jeni në lidhje dhe ka ardhur momenti që të kaloni në nivel më të lartë. Megjithatë, kjo nënkupton seriozitet dhe përgjegjësi të caktuara, ndërsa për disa vet fjala “përgjegjësi” paraqet problem. Shumica mendojnë që kjo është fundi i lirisë, humbja e vetvetes, momenti kur dy vet duhet të bëhen një.

Kështu, nëse jeni të sigurt se keni gjetur shpirtin binjakë, lejoni partnerit që edhe ai në këtë të bëhet i sigurt. Bindeni se ai është në vendin e parë, dhe kjo jo me fjalë por me vepra. Kjo qasje do t’i përshtatet shumë më shumë se sa insistimi për seriozitet, kështu që më shpejt do të fillojë të mendojë për ardhmërinë e përbashkët.

Familja e tij

Familja e tij… Po, duhet të përpiqeni që t’i doni, edhe pse më me kënaqësi do t’i shqiptonit “fjalët magjike” të cilat do t’i dërgonin në botën e pakthimit. Do të ishte e dobishme që të tregoheni në “dritën më të mirë” para tyre, nëse dëshironi ta mbani lidhjen në të cilën gjendeni.

Rekomandohet që këtë ta kuptoni si punë. Është e nevojshme që në mënyrë vazhdueshme të përpiqeni të arrini pozita të mira tek prindërit e tij, motra, vëllai… dhe kjo pse ju pëlqejnë. Thirreni, bie fjala, nënën e tij apo motrën në shoping, pa të dashurin tuaj, natyrisht vetëm femrat.

Ushtroni sjelljet e bukura, që përfshin edhe larjen e enëve pas drekës familjare. Është e rëndësishme t’i impresiononi. Përgatisni ushqimet e tyre të preferuara kur të vijnë tek ju, kur të jeni në supermarket, thirreni nënën e tij dhe pyeteni a i nevojitet diçka.

Partneri apo karriera

Parimi perëndimor është se rruga e vetme deri tek suksesi është puna e palodhshme, dhe kjo ngadalë ka arritur edhe tek ne. Por, qëndrimi konstant edhe jashtë orarit në punë, nuk është shumë e rekomanduar, nëse dëshironi ta mbani lidhjen. Sikurse që për sukses në punë u nevojitet mundim, edhe në lidhje duhet të punohet.

Kjo nuk do të thotë që duhet ta lini punën, por duhet ta gjeni baraspeshën ndërmjet këtyre dy gjërave. Sidomos është e rëndësishme që partnerin ta përfshini në planet e karrierës suaj. Kështu do të ndihet si i pjesë e rëndësishme e jetës suaj dhe do të ketë më shumë mirëkuptim kur është në pyetje puna juaj./yp

Postuar te Seks dhe Dashuri, Show-Biz. Komentet Mbyllur te >Pesë gjëra që janë të rëndësishme për lidhje të mirë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: