>Luftanija legjendare mund të bëhet disko

>

Dikur krenaria e flotës ushtarake britanike, luftanija “HMS Invincible” mund të shndërrohet në një disko gjigante kineze, raportoi “Daily Mail” në numrin e sotëm.

Anija mbajti në bord shumë aeroplanë harrier e mirazh, ndërsa u angazhua në luftime me forcat argjentinase gjatë betejës për ishujt e Falklandit, në vitin 1982.

Ushtria vendosi ta nxirrte nga shërbimi në vitin 2005 pas më shumë se 30 vitesh në aktivitet, për ta zëvendësuar me modele më të reja të luftanijeve. Tani mësohet se një ofertë prej 5 milion stërlinash ka mbërritur nga një rrjet kinez restorantesh për blerjen e saj.

Kim Bong Lam, president i kompanisë, sqaroi se ekzistojnë plane për të transformuar qëllimin e “HMS Invincible”-s, e cila do të shndërrohej në Kinë në një disko gjigante lëvizëse.

Sipas kinezit, marina britanike duhet të jetë e kënaqur që jeta e luftanijes së famshme do të vazhdojë e do të gjallërohet nga mijëra njerëz çdo natë, por shumë persona në vend kanë protestuar, duke e konsideruar shndërrimin e një prej legjendave të flotës në disko si një përdhosje të historisë dhe mungesë respekti ndaj marinarëve që rrezikuan jetën në bordin e saj, duke mbrojtur interesat e Mbretërisë./tch

Postuar te Kuriozitet. Komentet Mbyllur te >Luftanija legjendare mund të bëhet disko
Këtë e pëlqejnë %d blogues: