>Fiorentina si Partizani i Beogradit

>

Adrian Mutu gjatë gjithë karrierës së tij kishte pasur probleme të ngjashme, por edhe ato të dopingut, që e kanë bërë atë të njihet si një futbollist problematik.

Ndërsa, me të dëgjuar lajmin për përjashtimin e klientit të tij, agjenti i Mutus, Giovanni Becali, ka lansuar një numër kritikash për ‘Violat’. Ai ndër të tjera ka akuzuar presidentin e klubit, Andrea Della Valle si dhe ka krahasuar klubin italian me atë serb, Partizanin e Beogradit. “Mendoj se Fiorentina duhet të mbajë emrin Fiorentina e Partizanit të Beogradit, pasi që ata i kanë tre milionë euro për t’i shpenzuar për serbët, por t’i shpenzojnë gjithë ato para për një rumun, është shumë për ta. Kam shumë guxim për t’i thënë këto gjëra dhe për këtë e bëj këtë”, ka thënë Becali. “Nëse Andrea Della Valle frikësohet nga një futbollist i tij, atëherë ata duhet të fillojnë të dizajnojnë këpucë, pasi për futboll ata nuk dinë asgjë në këtë rast”, ka përfunduar deklaratën e tij agjenti i futbollistit rumun, Adrian Mutu, Giovani Becali.

Gjithmonë probleme
Futbollisti rumun, Adrian Mutu, gjatë gjithë karrierës së tij kishte probleme me disiplinën e tij, madje ishte dënuar edhe për përdorimin e substancave të palejuara. Ai kishte grushtuar edhe kosovarin Berat Rracaj, në një lokal nate, ku ende nuk është dënuar.

4 serbë

Në skuadrën e Fiorentinës janë katër serbë. Trajneri Sinisha Mihajloviq, si dhe futbollistët Adem Ljajiq, Nikola Gulam dhe Vlada Avramov. Kjo ka qenë arsyeja që agjenti i Mutus ka krahasuar Fiorentinën me Partizanin e Beogradit. /gs/

Advertisements
Postuar te SPORT. Komentet te >Fiorentina si Partizani i Beogradit Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: