>Doktori në telefon me të dashurën teksa Jackson vdiste

>

Doktori i akuzuar për vrasjen e Michael Jackson me mbidozë qetësuesish ishte i lidhur në të njëjtën kohë me
dy femra: një ish-striptiste dhe një kamariere. Kjo u mësua gjatë seancave që po zhvillohen në gjyqin kundrejt tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se Conrad Murray ishte në telefon me të dashurën e tij sekrete teksa gjeti JAckon në telashe. Kamarierja Sade Andind dëshmoi duke thënë se ishte duke folur me doktorin Murray në telefon teksa në krahun tjetër të telefonit ra heshtja. 

Prokurorët thanë se ky ishte moment kur 57 vjeçari Murray e pa për herë të parë Jackon duke kërkuar ndihmë. Tabulatet e telefonit tregojnë se Murray mori në telefon Anding në orën 11:51 am por jo ambulancën deri në orën 12:21. Pra del se ai ka pritur 25 minuta derisa ka lëshuar alarmin për atë çka po ndodhte. Sipas prokurorëve kjo kohë është shfrytëzuar prej doktorit që të fshihte drogën që kishte përdorur për Jackon përpara se sa të vinin mjekët. 

Ish-striptistja Nicole Alvarez e moshës 29 vjeçare tha se Murray, babai i një prej fëmijëve të saj në moshë 1 vjeçare, shumicën e kohës flinte në apartamentin e saj. Ajo tha se firmoste për shumë pako që vinin me postë në emër të doktorit Murray. Prokurorët konstatuan se pakot vinin në shumicën e rasteve nga Las Vegas përmes një kompanie farmaceutike./yp

Postuar te Show-Biz. Komentet Mbyllur te >Doktori në telefon me të dashurën teksa Jackson vdiste
Këtë e pëlqejnë %d blogues: