>Albumi i ri i Lady Gaga në treg me dy muaj vonesë

>

“Born this way” albumi i shumëpritur i Lady Gaga që pritej të diltë në treg në muajin mars, do të dalë në shitje dy muaj me vonesë, përkatësisht
në muajin maj. Edhe pse këngëtarja nuk bën të ditur shkaqet e shtyrjes së promovimit të albumit të saj më të ri, për fansat nuk është më një problem, pasi ata janë mësur me “cmenduritë” e saj.

Vetë Lady Gaga deklaron se albumi i saj më i ri do të jetë në shitje në 23 maj dhe tashmë të paktën fansat kanë një datë të saktë. Por se sa do ta mbajë premtimin ajo, kjo pritet të shihet në muajt në vijim.

“Albumi është më i thellë se thjesht një paruke, një buskuq, një fustan apo një veshje prej mishi…”,- ka thënë Lady Gaga në një prononcim.

“Born this way” flet për gjërat që na mbajnë zgjuar natën, flet për gjërat që na ngjallin frikë. Albumi do të jetë gati dhe do të jetë super i fortë. Premtoj se do t’ju jap albumin më të mirë të shekullit dhe se nuk do t’ju zhgënjej kurrë”,- tha ndër të tjera Gaga.

Albumi që pritet të dalë në mes të muajt maj, mund të ketë rreth 20 këngë të reja./bw

Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Albumi i ri i Lady Gaga në treg me dy muaj vonesë Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: