>Makthi Alonso, i sulmojnë gruan

>

Dy herë kampioni i botës në Formula 1, Fernando Alonso kaloi pushime me të vërtetë të frikshme në Portugali, ku gruaja e tij u sulmua fizikisht nga një fotograf.

Lajmi i raportuar nga “La Gazzetta dello Sport” ka ndodhur në 29 dhjetor, por është arritur të mbahej i fshehtë nga çifti deri tani. Alonso dhe bashkëshortja udhëtuan në Portugali me avionin e tyre privat, për të kaluar një fundvit të qetë dhe pa gazetarë nëpër këmbë.

Piloti i Ferrarit i bëri të qartë paparacëve që t’i qëndronin larg menjëherë pas mbërritjes së tij në Porto Santo, por ata nuk mund të linin t’u shpëtonte një personalitet kaq i madh.

Një fotograf i fshehur u zbulua nga bashkëshortja Rosaria në vilën e tyre. Këngëtarja spanjolle, duke dashur ta largonte nga prona private iu afrua, por situata degjeneroi në një konfront fizik. Çifti ka lajmërua se do të hapë një proces gjyqësor ndaj fotografit./yp
Postuar te Show-Biz. Komentet Mbyllur te >Makthi Alonso, i sulmojnë gruan
Këtë e pëlqejnë %d blogues: