>Ja vendet më të çmendura pas internetit

>

Kanadezët janë populli që harxhojnë më shumë kohë në internet.Sipas “comscore.com”, kanadezët zënë vendin e

parë si populli që harxhon më shumë kohë në internet, plot 2500 minuta në muaj, teksa në vendin e dytë renditen izraelitët me 2300 minuta.

Në deklaratën e dhënë theksohet se mesatarja botërore e përdorimit të internetit është 2000 minuta në muaj. Në hapësirën online kanadezët zënë vendin e parë me 68%, më pas vijnë Franca dhe Anglia me 62 %, Gjermania me 60%, Amerika me 59%, Japonia me 57% dhe Italia me 36%.

Nga ana tjetër bëhet  e ditur se kanadezët  janë përdoruesit më të rregullt të  YouTube-it, Twitter-it dhe Facebook-ut. Në Kanada, popullsia e të cilës është 34 milionë banorë, 17 milion janë anëtarë të facebook-ut dhe  21 milionë persona vizitojnë për çdo muaj Youtube-in.

Në deklaratë  pohohet se kanadezët cilësohen si “populli më i varur ndaj internetit në univers” dhe mesatarja e videove të hapura në YouTube është 147 copë në muaj./gs

Advertisements
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Ja vendet më të çmendura pas internetit Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: