>Benedikti XVI: Zoti pas Big Bengut

>

Mendja hyjnore ishte pas teorive komplekse shkencore si Big Bengu dhe kristianët duhet të refuzojnë idenë që universi u krijua si pasojë e një aksidenti, deklaroi Papa Benedekti XVI gjatë një fjalimi, mëngjesin e sotëm.

”Universi nuk është krijuar rastësisht, siç disa shkencëtarë përpiqen të na bëjnë të besojmë”, deklaroi Benedikti. “Në krijimin e universtit qëndron zgjuarsia e Krijuesit, kreativiteti i pashtershëm i Zotit. Teoritë si Big Bengu vetëm sa zbulojnë origjinën e aftësive të jashtëzakonshme të të Plotfuqishmit”.

Ndonëse Papa ka folur edhe më parë rreth evolucionit, ai nuk ishte kthyer asnjëherë kaq pas në kohë dhe nuk kishte komentuar më parë konceptet e Big Bengut, shpërthimi kolosal që sipas shkencëtarëve krijoi universin 13,7 miliard vjet më parë.

Kërkuesit e CERN, Institutit Europian Bërthamor në Gjenevë testuan me sukses më parë gjatë 2010-s teorinë e antimateries, e cila mund të qëndrojë pas formimit të galaksive./tch

Postuar te Bota. Komentet Mbyllur te >Benedikti XVI: Zoti pas Big Bengut
Këtë e pëlqejnë %d blogues: