>VV e ka me Thaçin, e quan imoral

>

Lëvizja Vetëvendosje u bë e gjallë. Jo për rastin e Malishevës, por për një vendim të Qeverisë së Kosvoës për

ngritjen e pagave në disa sektorë publikë. Në një komunikatë për media thuhet se vendimi i kryeministrit në dorëheqje, Hashim Thaçi, anti kushtetues në njërën anë dhe shpërdorim i parasë publike pa asnjë planifikim nga ana tjetër.
“Hashim Thaçi nuk ka të drejtë si kryeministër në dorëheqje që të marrë vendime të këtij lloji në emër të qeverisë, sepse kjo qeveri nuk ka fuqi ekzekutive në situatën në të cilën gjenden institucionet e Kosovës e aq më pak për çështje buxhetore, kur dihet se buxheti nuk mund të miratohet pa u konstituuar Kuvendi i ri Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Vetëvendosje i cilëson vendime të karakteri elektoral. “Lëvizja VETËVENDOSJE! këtë vendim të Hashim Thaçit e konsideron imoral, sepse në këtë mënyrë luhet me varfërinë e qytetarëve të Kosovës, të cilët mezi e lidhin muajin me muaj, pikërisht për shkak të mungesës së politikës ekonomike të ish-qeverisë, e cila e katandisi vendin në gjendjen çfarë është”, thuhet në komunikatë. /indeksonline

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet Mbyllur te >VV e ka me Thaçin, e quan imoral
Këtë e pëlqejnë %d blogues: