>Tatuon kurrizin me personazhet e “Twilight”

>

Për shumicën e njerëzve tatuazhi i parë është diçka e vogël: një simbol kinez që zë shumë pak hapësirë përshembull.

Por, Cathy Ward, 49 vjeç, është

aq e apasionuar pas sagës së librave dhe filmave “Twilight” saqë vendosi që tatuazhi i saj i parë të ishte special. Cathy mbuloi kurrizin me personazhet e filmit me vampirë.

Punonjësja e supermarketit, nga Reading, kaloi 22 orë në karrige për të vizatuar Robert Pattinson, Kristen Stewart dhe Taylor Lautner në kurrizin e saj dhe pagoi 2 mijë sterlina.

“Jam shumë e apasionuar mbas “Twilight”. Po kursej para të tjera sepse dua të bëj tatuazhe të tjera në kraharor, bark dhe krahë përpara se të mbush 50 vjeç në verë”, u shpreh 49-vjeçarja./tch

Postuar te Kuriozitet. Komentet Mbyllur te >Tatuon kurrizin me personazhet e “Twilight”
Këtë e pëlqejnë %d blogues: